Kush i ndau Beatrixen me Donaldin?

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 15:15
Kush i ndau Beatrixen me Donaldin?

Situata e fundit në “Big Brother VIP” në të cilat sërish u përfshinë çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngjallur dinamika të reja brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ishte planifikuar që këngëtarja të ishte në mesin e ish-banorëve që janë futur mbrëmë (e premte) për të shijuar një darkë me banorët e mbetur të shtëpisë, por ajo e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit.

U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

Mos prezenca e saj në darkën e organizuar ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili mbrëmë gjithashtu i shpall finalistë i “BB VIP”.

 

Por, pas gjithë kësaj, burime të “Prive.al” thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

(Kosova Sot Online)