Rihanna flet për herë të parë për shtatzëninë: Si më tradhtuan ëmbëlsirat

  • G.G /
  • 14 February 2022 - 09:45
Rihanna flet për herë të parë për shtatzëninë: Si më tradhtuan ëmbëlsirat

Rihanna dhe A$AP Rocky zbuluan më 31 janar se do bëhen prindër së shpejti dhe më në fund, këngëtarja i tregoi ca gjëra për këta muaj që jetoi në fshehtësi.

E pyetur nga E! News ajo ka zbuluar se e ka mbajtur të fshehtë lajmin dhe nga miqtë e saj. “Nuk pija më alkool, nuk pija cigare, pati ndryshime që ata që më njohin i vunë re menjëherë dhe filluan dyshimet. Por gjithçka u vulos kur nisa të kërkoj ëmbëlsira. Unë i urrej ëmbëlsirat, por shtatzënia më ndryshoi. Dhe u detyrova të tregoj. Ata u shokuan, e gjithë bota u shokua”, shpjegoi Rihanna.

Ajo pranoi se ishte shumë e emocionuar që prej fillimit dhe nuk i besohej, por ju desh të priste pak për të kaluar periudhën e rrezikut që ta festonte me gjithë botën.

(Kosova Sot Online)