Almeda dhe Tolgahan kanë dy festa në një

  • G.G /
  • 14 February 2022 - 09:52
Almeda dhe Tolgahan kanë dy festa në një

Tolgahan dhe Almeda kanë festë sot dhe jo një, por dy. Aktori turk ka publikuar një foto, të njëjtën si bashkëshortja e tij dhe e ka uruar publikisht me fjalët më të ëmbla. “Dashuria ime. Nëna e fëmijëve të mi, partnerja e jetës sime, shoqja ime, si fillim gëzuar ditëlindjen dhe 5-vjetorin e martesës sime. Shpresoj të kemi shumë vite festë para. Të dua shumë”, shkroi ai. Nga ana tjetër edhe Almeda i shkroi një urim përvjetori, ku publikoi të njëjtin kujtim.

Urimet janë shtuar për të dy nga fansat dhe miqtë që i kanë uruar në ditën speciale. Almeda feston sot 30-vjetorin e lindjes.

(Kosova Sot Online)