Donaldi i çon mesazh Beatrixës

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 19:15
Donaldi i çon mesazh Beatrixës

Teksa bisedonte me Einxhelin dhe Beniadën mbrëmjen e djeshme Donaldi u shpreh se nuk është aspak tip që e pëlqen Shën Valentinin prandaj nuk do i bëjë ndonjë dedikim Trixës.

Mirëpo sot, me insistimin e Beniadës banori vendosi të hidhte një hap.

Ai i dërgoi një mesazh Romeos duke i thënë që t’i çojë Trixës një buqetë me lule.

“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoji Trixës një tufë me lule shumë të madhe”, bëri thirrje Donaldi.

(Kosova Sot Online)