“Skandal! Këngë për terroristat”/ Mediat serbe ‘kryqëzojnë’ Leonora Jakupin, reagimi i këngëtares

  • G.G /
  • 15 February 2022 - 14:42
“Skandal! Këngë për terroristat”/ Mediat serbe ‘kryqëzojnë’ Leonora Jakupin, reagimi i këngëtares

Leonora Jakupi i është rikthyer muzikës, ku kohët e fundit ka publikuar një sërë produksionesh të reja. Por vëmendjen më të madhe e ka marrë kënga e publikuar vetëm dy ditë më parë.

“Komandant” mbanë titullin kënga e re e Leonorës kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Duket se kënga është komentuar edhe në mediat serbe, që nuk e kanë mirëpritur. Në shkrimet e tyre, ata e kanë quajtur si skandal si titullin e këngës, ashtu edhe faktin se këngëtarja ka mbajtur kapelen e UÇK-së.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të teoristeve”. Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë. “Skandal jo, por krenari. Terrorista jo, por çlirimtar”, ka shkruar këngëtarja përkrah lajmit të mediave serbe.

(Kosova Sot Online)