Kim Kardashian dhe Pete Davidson puthen

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 16:10
Kim Kardashian dhe Pete Davidson puthen

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë puthur për herë të parë në publik, dhe këtë herë nuk ka nevojë për tapet magjik.

Çifti, i cili filloi të takohej në fund të vitit të kaluar pas debutimit të Kim-it në tetor në “Saturday Night Live”, u panë duke shkëmbyer një puthje gjatë natës së tyre së bashku të dielën, më 13 shkurt.

Kardashian është shfaqur e buzëqeshur teksa ka hyrë në restorantin luksoz italian Cipriani me të dashurin e saj.

Ajo ishte e veshur me një pallto blu me neon dhe pantallona najloni. Flokët e saj ishin tërhequr në një topuz të lëmuar.

Ndërkohë, edhe Davidson u shfaq me një pallto ngjyrë kafe, xhinse të zeza dhe atlete. Dyshja kishin veshur syze të zeza të njëjta për t’i mbrojtur nga shkreptjet e ‘paparazzi’-ve.

Puthja e çiftit në “Saturday Night Live” shënon herën e parë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson, u panë së bashku në publik, ndërkohë që thashethemet për lidhjen e tyre filluan në tetor.

Ata së pari ndanë një puthje në tetor në emisionin e humoristit, kur luajtën në një skeç të frymëzuar nga Disney gjatë debutimit të saj si prezantuese.

Davidson luajti rolin e Aladdin dhe Kardashian ishte princesha Jasminë.

Image

(Kosova Sot Online)