JLo tregon si i pëlqen propozimet për martesë

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 19:52
JLo tregon si i pëlqen propozimet për martesë

Jennifer Lopez e di se çfarë dëshiron kur bëhet fjalë për një propozim për martesë.

Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin radiofonik “Heart FM”, aktorja 52-vjeçare tregoi pse është kundër propozimeve publike.


“Më pëlqejnë shfaqjet publike. Nuk e di se do të më pëlqente një propozim, mendoj se kjo është një gjë më intime mes dy njerëzve, por nuk kam asnjë problem me PDA-në.”- tha Lopez, e cila aktualisht është në lidhje me Ben Affleck.

“Por unë mendoj se një propozim është një lloj gjëje intime, e shenjtë që duhet të jetë vetëm midis dy njerëzve. Kur jeni gati t’i premtoni jetën njëri-tjetrit, kjo është një gjë e madhe.“- shtoi ajo.

Ndoshta ky propozim mund të vijë për Jennifer-in në një të ardhme (ndoshta të afërt) pasi një burim i tha së fundmi “ET” se ajo dhe Affleck “janë të hapur ndaj mundësisë për t’u fejuar dhe martuar”.

“Ben dhe Jen janë shumë të dashuruar. Të afërmit e tyre nuk do të habiteshin nëse Beni ia bënte pyetjen…Ajo është shumë e dashuruar me të. Beni është kaq komik dhe i sigurt. Ai gjithmonë i thotë Jen se mund të bëjë gjithçka. Ai nuk frikësohet nga paratë apo suksesi i saj.“

Sipas burimit, çifti “do të jetë i vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre kur mendojnë të ecin përpara me marrëdhënien e tyre”.

Lopez është nëna e binjakëve 13-vjeçarë Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Samuelit, 9, Seraphina, 13 dhe Violet, 16.

(Kosova Sot Online)