Shkodran Tolaj ft. Irma Libohova publikojnë këngën 'Kosova'

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 23:12
Shkodran Tolaj ft. Irma Libohova publikojnë këngën 'Kosova'

Në prag të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dy artistët e njohur të estradës: Shkodran Tolaj dhe Irma Libohova kanë publikuar projektin më të ri muzikor në duet, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Kosova" mban titullin kënga, e cila vjen me interpretim të shkëlqyer nga dyshja në fjalë.

Lidhur me realizimin final të këngës Tolaj ka theksuar se "projektin “Kosova” arrita ta realizoj në gjendje jo të mirë shëndetësor falë dëshirës, pasionit dhe përkushtimit të gjithë ekipit që në prag të 14 vjetorit të Kosovës të përcillet mesazh i fuqishëm për rininë tonë të shëndoshë: DUAJENI ATDHEUN PA ASNJË KUSHT".

Premierë:  "Kosova" nga Shkodran Tolaj ft. Irma Libohova.

(Kosova Sot Online)