Nuk është Fifi, Monika tregon se me kë e kaloi natën e parë pasi doli nga Big Brother

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 08:48
Nuk është Fifi, Monika tregon se me kë e kaloi natën e parë pasi doli nga Big Brother

Monika Lubonja ishte e eliminuara e fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e së martës, ajo ishte e ftuar në finalen e “Fun Club”, ku foli shumë e emocionuar për eksperiencën e kaluar.

Monika zbuloi se natën e parë jashtë shtëpisë e kishte kaluar në shtëpinë e saj me të bijën, Tean dhe nënën e saj. Pavarësisht se i kishte dhënë fjalën këngëtares, Fifi, aktorja tha se nuk e refuzoi dot vajzën.

“Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pashë se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika.

Kujtojmë që finalja e “Big Brother VIP” është ditën e premte dhe për të fituar çmimin e madhe janë në lojë Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel.

(Kosova Sot Online)