Përplasje mes ish-banorëve, dalin pamjet që nuk u transmetuan mbrëmë në ekran

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 10:43
Përplasje mes ish-banorëve, dalin pamjet që nuk u transmetuan mbrëmë në ekran

Netët e spektaklit të “Big Brother VIP Albania” që deri tani ishin transmetuar të marteve dhe të premteve, mbrëmë u zëvendësua me emisionin dedikuar këtij formati, me “Fan Club Radion”.

Gjatë mbrëmjes një zënkë ka ndodhur mes ish-banorëve, por që nuk u transmetua në ekrane televizive gjatë emisionit, pasi kujtojmë që ky emision ka qenë i xhiruar ditë më parë.

Këngëtari, Ardit Cuni ka qenë pjesë e këtij debati me tone të ashpra me Xheisarën dhe Ariolën.

Vetë këngëtari e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Duket se debati është rreth Donaldit, por sidoqoftë nuk kuptohet saktësisht çfarë kanë thënë dhe çfarë qëndrimi mbajnë ish-banorët.

Theksojmë se më 18 shkurt, të premten do të mbahet finalja e madhe, e që pjesë e saj janë katër banorë: Donald Veshaj, Benianda Nishani, Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri.

(Kosova Sot Online)