Vendi i pazakontë ku Mihrija dhe Naimi kanë dhënë puthjen e parë

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 10:52
Vendi i pazakontë ku Mihrija dhe Naimi kanë dhënë puthjen e parë

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku, pavarësisht viteve që ikin.

Ata kanë folur vazhdimisht për jetën dhe karrierën e tyre. Mirëpo, këtë të herë të ftuar në emisionin “Reload”, dyshja kanë treguar se kanë plot 37 vite të lidhur dhe sivjet festojnë 30-vjetorin e martesës.

Sakaq, Naimi dhe Mihrija zbuluan se e dhuruan puthjen e parë në një makinë të shkatërruar. Moderatori shpjegoi se ndodhi rastësisht dhe kjo është arsyeja pse qëlloi që puthja e parë të ndodhte aty.

“Vetura qëlloi aty, ne shkuam te vetura, dhe unë i thash Mihrijes: ‘Të dua’, edhe ajo në një moment u kthye dhe më tha: ‘Për hajr të qoftë’”, tregoi Abazi.

(Kosova Sot Online)