Më në fund! Pas aludimeve të shumta, zbulohet kush do të moderojë “Oscars 2022”

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 11:19
Më në fund! Pas aludimeve të shumta, zbulohet kush do të moderojë “Oscars 2022”

Një muaj para ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Oscar” më 27 mars, janë zbuluar prezantueset e evenimentit në episodet e 15 shkurtit të ‘Good Morning America’.

Teksa të nominuarit janë zbuluar, tashmë publiku gjithashtu di se kush është përzgjedhur për të moderuar mbrëmjen e vitit 2022.

Sot, njoftimi që të gjithë po e prisnim u bë me dije në “Good Morning America”, ku u tha se prezantueset do të jenë Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes. Treshja e zonjave plot humor me siguri do ta bëjnë mbrëmjen një natë për t’u mbajtur mend. “Ne duam që njerëzit të përgatiten për të kaluar një kohë të mirë. U bë shumë kohë”, thanë zonjat në një deklaratë.

Për vendimin për të zgjedhur këtë treshe femrash për ceremoninë, producenti Will Packer shtoi: “Shfaqja e këtij viti ka të bëjë vetëm me bashkimin e dashamirësve të filmit. Është e përshtatshme që ne kemi renditur tre nga femrat më dinamike, gazmore me stile komike shumë të ndryshme. E di që argëtimi që do të kenë Regina, Amy dhe Wanda do të përkthehet edhe tek audienca jonë. Shumë surpriza në pritje. Prisni të papriturën! ”- tha ai.

Kjo është hera e parë që nga viti 1987 që tre personat që do të moderojnë eventin do të jenë vetëm gra!

(Kosova Sot Online)