“Është e frikshme për meshkujt”- Gruaja me të pasmet më të mëdha në botë ankohet se është beqare: Një burrë duhet të jetë në gjendje të më përballojë

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 11:26
“Është e frikshme për meshkujt”- Gruaja me të pasmet më të mëdha në botë ankohet se është beqare: Një burrë duhet të jetë në gjendje të më përballojë

Një 29 vjeçare nga Goteborgu, ka rrëfyer se dashuria dhe fiksimi për operacionet plastike e ka lënë beqare pasi nuk ka gjetur dot një burrë që “mund ta përballojë.”

Natasha Crown, mori pjesë në “Hooked on the Look”, një show në YouTube, për të realizuar një takim me një djalë me shpresën  për të gjetur dashurinë e jetës së saj.

Influencer-ja, e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram, zbuloi se ajo është beqare prej disa vitesh duke shtuar se arsyeja është se meshkujt kanë frikë nga të pasmet e saj.

“Është e frikshme për meshkujt. Ju njihni personalitetin tim dhe më pas trupin tim”, tha ajo.

Megjithëse ndërhyrjet e kanë bërë të pafat në dashuri, Natasha tregoi se nuk ka ndërmend të ndalojë së bëri modifikime në trupin e saj.

“Unë do të kem b*thën më të madhe në botë. Ky është qëllimi im dhe do ta arrij. Kur isha 20 vjeç, bëra operacionin tim të parë dhe ishte një BBL. Ndërhyrjen e fundit të të pasmeve e bëra një muaj më parë dhe ishte e pestta. Dhe së shpejti do të kem të gjashtin. Unë shpenzoj rreth 150,000 dollarë për operacionin”, tha ndër të tjera 29-vjeçarja.

Pavarësisht se ishte e emocionuar për takimin e saj në emision, djali me të cilin doli i saj pohoi se ishte ‘tronditur’.

Ai tha: “Kurrë nuk kam menduar për një person që është i famshëm për të pasmet më të mëdha në botë”.

Duke e përshkruar Natashën si një vajzë qyteti dhe veten si një djalë nga qyteti i vogël, ai arriti në përfundimin se dyshja vinin nga ‘dy botë të ndryshme’.

Megjithatë, Natasha tha se nuk ndieu asnjë emocion për djalin me të cilin doli në takim dhe shtoi se një burrë duhet të jetë në gjendje ta ‘përballojë’ atë.

“E kuptoj, është shumë për të, është e vështirë të trajtosh gjithë trashësinë, të gjitha format në vendet e duhura.”, shprehu ajo.

Natasha – e cila pretendon se ka të pasme të gjera 6 metra – ka thënë më parë se ushqehet me pica dhe makarona, si dhe gjashtë kilogramë Nutella çdo muaj (rreth 15 kavanoza) në mënyrë që të shtojë sa më shumë peshë.

(Kosova Sot Online)