Balina Bodinaku u përgjigjet ashpër akuzave të Beatrix

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 12:26
Balina Bodinaku u përgjigjet ashpër akuzave të Beatrix

Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku, duke e akuzuar për shpifje. Këngëtarja publikoi disa mesazhe që sipas saj Balina i kishte shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria.

“Sapo më shkroi një e njohura ime që punon në agjenci udhëtimesh. Më tha që Trixa është me pushime me të dashurin”, shkruhej në mesazhe. Beatrix tha se Balina e ka pasur personale me të që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa shtoi se nëse kjo do të përsëritet do e ndjekë në rrugë ligjore.

Së fundmi, Balina ka reaguar duke thënë se në këtë rast është cënuar privatësia e saj, pasi i kanë publikuar një bisedë që nuk është publike.

“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua.

Ky është një komunikim nga instagrami im personal me një person që mendoja se e njihja por në fakt ishte një account fallco (as me Beatrix siç është kuptuar nga disa). Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën të bëjnë kushdo që shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim.

Për më tepër aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj çfarë është e vërtetë apo jo. Kush dëshiron ta shohë e sheh. Kush dëshiron ta përdorë do e përdorë gjithsesi. Në këtë pikë jam unë që më është prekur privatësia. P.s. është komunikim im personal dhe si i tillë nuk ka asnjë lidhje me produksionin”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)