Qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Alec Baldwin paditet nga familjarët e Halina Hutchins

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 13:38
Qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Alec Baldwin paditet nga familjarët e Halina Hutchins

Aktori i njohur Alec Baldwin dhe produksioni i filmit “Rust” janë paditur nga familja e drejtoreshës së fotografisë , Halina Hutchins, e cila mbeti e vrarë gjatë xhirimeve.

Aktori është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e Hutchins nga bashkëshorti i të ndjerës, Matthew Hutchins, i cili ka ngritur një padi ku pretendon se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij.

Sipas “TMZ”, Baldwin dhe të pandehurit e tjere akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë. Ai gjithashtu pretendon se producentët injoruan shkeljet e sigurisë për të xhiruar sa më shpejt filmin.

“Halina Hutchins e meritonte të jetonte. Të pandehurit kishin mundësinë për të parandaluar vdekjen e saj nëse do të kryenin detyrën e tyre dhe do të mbronin sigurinë e secilit person në grupin ku kishte armë. Ata injoruan pretendimet për shkelje të sigurisë,” thuhet në padin, duke kërkuar kompensim.

Alec Baldwin, tani i pandehur në një padi për vdekje ka postuar së fundmi në Instagramin e tij një video me mbishkrimin: “Gjithçka do jetë në rregull”.

Kujtojmë se Hutchins u vra më 21 tetor të vitit të kaluar kur një armë e përdorur nga Baldëin gjatë xhirimeve qëlloi një plumb të vërtetë. Ylli i Hollivudit, Baldëin, ka thënë se atij iu tha se arma ishte e sigurt për t’u përdorur dhe se ishte vetë Hutchins që i kërkoi të drejtonte armën jashtë kamerës drejt sqetullës së saj përpara se ta provonte atë në xhirime.

(Kosova Sot Online)