Vajza ka bërë këngë për Ilirin, ai shpërthen në lot kur e dëgjon

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 08:39
Vajza ka bërë këngë për Ilirin, ai shpërthen në lot kur e dëgjon

Ilir Shaqiri ka pasur një moment shumë emocionues ditën e sotme brenda shtëpisë së Big Brother.

Produksioni i ka vendosur në sfond këngën e vajzës së tij, Emily.

Sapo i dëgjoi zërin, Iliri i mbushi sytë me lot dhe ndaloi për ta shijuar këtë moment.

“O Zot”, tha finalisti me lot në sy dhe shumë i prekur.

Për vetëm dy ditë, finalistët do të mund të dalin nga shtëpia e famshme e t’i rikthehen njerëzve të dashur.

(Kosova Sot Online)