Dua Lipa, dy koncerte një veshje dhe askush nuk u çudit

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 10:08
Dua Lipa, dy koncerte një veshje dhe askush nuk u çudit

Dua Lipa ka mbajtur koncertin e saj të radhës në Tennesse, si pjesë e turneut të saj të albumit “Future Nostalgia”, ndërsa u vesh njësoj si në koncertin në Miami.

Ylli i hitit “Levitating”, u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë të verdhë dhe të qëndisur me lule, një veshje që ishte punuar nga marka e famshme e modës, Balenciaga.

Flokët i kishte të ndara në mes dhe të stiluara me onde të lirshme, ndërsa grimi i Duas ishte aq i thjeshtë sa mezi vihej re.

Ajo ishte përkujdesur që performancën ta shoqërojë edhe me balerinë profesionistë, të cilët u shfaqën me veshje ngjyrë blu.

(Kosova Sot Online)