Çmimi marramendës i veshjes së Kidës rrëmben vëmendjen e ndjekësve

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 10:25
Çmimi marramendës i veshjes së Kidës rrëmben vëmendjen e ndjekësve

Kida është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Artistja është bërë pjesë e tregut që në moshë të vogël dhe gëzon dhjetra hite. E kjo ndër të tjera përkthet edhe në të ardhura.

Së fundmi, Kida ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë ndjekësve me veshjen e saj që ka një çmim marramendës.

Vetëm byzylyku i saj kushton 43 mijë e 300 euro nga “Cariter”. Çanta e Kidës bën 2 mijë e 900 euro nga “Louis Vuitton”, bluza kushton 430 euro nga “Dion Lee”, çizmet e saj bëjnë 530 euro, pantallonat kushtojnë  61 euro nga “Missterss Rocks” dhe unaza e saj kap vlerën prej 1 mijë e 920 euro.

Kjo veshje e Kidës në total kap shifrën 54 mijë 541 euro.

(Kosova Sot Online)