Adriana Matoshi paraqitet me një videoselfie, Kurti i hyn në kuadër të kamerës

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 12:51
Adriana Matoshi paraqitet me një videoselfie, Kurti i hyn në kuadër të kamerës

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i quan më të mirët e vendit kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Video është realizuar sot me rastin e seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

“Me ma të mirët e vendit Presidenten dhe Kryeministrin”, ka shkruar Matoshi në videon e publikuar në Instagramin e saj, teksa shihet Kurti dhe Osmani në kuadër të kamerës.

Kujtojmë se opozita e lëshoi sallën e Kuvendit, kjo për siç thanë, për shkak të fjalimit të Kurtit.

(Kosova Sot Online)