Mozzik rrëfen përmes këngës problemet, ndarjen dhe mundësinë e rikthimit me Loredanën

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 14:17
Mozzik rrëfen përmes këngës problemet, ndarjen dhe mundësinë e rikthimit me Loredanën

Pak muaj më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën. Megjithatë, duket se përveç vajzës kanë edhe dashuri për njëri-tjetrin teksa të dy kanë treguar se janë “single”.

Së fundmi Mozzik ka publikuar albumin e tij të ri me titull “Lamboziki”, ku duket se njëra nga këngët në veçanti është dedikim për Loredanën dhe historinë e tyre. Bëhet fjalë për projektin me titull “A po rrin”.

Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën.

“Në këtë fushë me million lule e ku më e bukur mu duke ti. Miliona pamje, miliona shije më shijove veç ti!

I pashë yjet permbi yje, e pashë diellin, hanën, por dritën që e bëre ti yay baby, qaty rashë.

Prej që të pash mu duke tip i mbrapsht!

Njerëzit ma bojshin ruju mos u ngul, unë veç isha rras!

Në ty e lëshova veten, besimin, durimin, dashninë e komplet jetën!

Tek e fundit është ligji i natyrës së njerit që të vjen koha me nda me dikon nderin.

Me nda shtratin, epshin, dritën, terrin…

E pikërisht me këtë njeri e kam përjetu parajsën, e ferrin ishalla kurrë!”

Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregons e e ka vuajtur shumë ndarjen.

“E urrej fjalën “Lamtumirë”, prej teje s’deshta kurrë me e ni por e njita!

Sa keq u njita. S’e di a rrëshqite, a rrëshqita! Ti kryt i koqite, un hala më shumë i koqita

E kur dy persona nuk lëshojnë rrugë, bëhet e zezë dita!

Dyt’ inatçarë, fatin n’dorë…me lujt me to sikur kurrgjo s’ka ndodh

M’ka forcu qikjo, veç edhe m’ka lodh

Jam msu me u sprovu, veç kjo sprovë, thashë me vete: “Mo s’mundna! Zotromna mendjen, shpirtin, se veç ti e njeh mas mirti Mozzikin!”

Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes.

“Ti e din qysh nina kur njerëzit më ikin. Thashë: “Kjo s’është realitet. Është emocion që është tu m’rrjet!”

Nuk e disha a jam çut n’andërr, a jam tu flejt?!

A është fake?!

Nëse është fake, e kam lyp se filum tu i hyp njëri-tjetrit n’kry. Veç me negativitet, i morëm gjërat shpejt, e shpejt e shpejt.

E krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi. Po thashë: “Shpejt vjen koha do t’kthehmi, se një ëngjëll në mes e kemi!”

https://www.youtube.com/watch?v=gdvmT6PQ_KU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)