Me veshje me elemente kombëtare dhe simbolin e shqiponjës, Duda Balje uron përvjetorin

  • 17 February 2022 - 16:09
Me veshje me elemente kombëtare dhe simbolin e shqiponjës, Duda Balje uron përvjetorin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka realizuar një fotosesion artistik, ku shihet e veshur me një veshje me elemente dhe ngjyra kombëtare.

Balje në fotografitë e ndara me ndjekësit në Facebook dhe Instagram, shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe një xhaketë të kuqe, të qendisur me gurë.

Në njërën prej imazheve, deputetja nga komuniteti boshnjak mund të shihet teksa bën simbolin e shqiponjës me duar “Urime ditëlindjen shteti im i dashur”, shkroi deputetja Balje në mbishkrimin e fotografive.

Duda përndryshe ka 14 vite që është pjesë e Kuvendit të Kosovëss i deputete e zgjedhur me vullnetin e popullit.

Ajo ka potencuar shpesh herë në intervista se është krenare që është shtetase e Kosovës dhe ka falënderuar gjithmonë shqiptarët për mikpritjen dhe repsektin që i bëjnë përkatësive të tjera etnike. 

(Kosova Sot Online)