Almeda Abazi mërzit fansat me vendimin e saj

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 20:20
Almeda Abazi mërzit fansat me vendimin e saj

Almeda Abazi është shumë e njohur në shtetin turk, jo vetëm për shkak të martesës me një nga aktorët më të njohur në Turqi, por edhe për angazhimet e saj televizive.

Almeda ishte pjesë e serialit të njohur “Sulejmani i madhërishëm”, por si duket nuk do ta shohim më si aktore.

Këtë e ka zbuluar vetë Almeda dhe me këtë lajm ka mërzitur fansat e saj të shumtë.

Të ndalur nga gazetarët, aktorja dhe Tolgahan janë pyetur nëse Alemda do të rikthehej si aktore.

Tolgahan, i cili tashmë është edhe producent, tha se nëse bashkëshortja e tij dëshiron, ai mund t’i japë një rol në një film, por mori përgjigje negative nga Almeda.

“Kam hequr dorë nga aktrimi. Kam marrë pjesë në dy tre projekte para se të martohesha. Pasi u martova hoqa dorë plotësisht”, tha ajo.

Pas kësaj, Tolgahan iu kthye gazetarëve duke thënë të mos ia vënë fajin atij.

“Vendimi nuk ka të bëjë aspak me mua. Mos thoni që unë nuk dua”, tha aktori.

(Kosova Sot Online)