Monika zgjedh Donaldin si fitues të Big Brother VIP

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 22:30
Monika zgjedh Donaldin si fitues të Big Brother VIP

Artistja Monika Lubonja rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo pohoi se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’u qetësuar, por nuk ka harruar të urojë pilotin për ditëlindje dhe i ka bërë një ftesë për të ngrënë drekë bashkë.

Sa i përket marrëdhënies me banorët dhe ish-banorët e BBV, Monika tregoi se flet me Arjola Demirin, ndërsa Sabianit ia ka bërë bllok.

E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Iliri Shaqirin, ajo ka sqaruar se është ndier e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.

E pyetur nga Bieta se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi për Donald Veshajn.


(Kosova Sot Online)