Arjan Konomi tregon si rrezikoi të vritej nga serbët: Jam me fat që jam gjallë

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 11:17
Arjan Konomi tregon si rrezikoi të vritej nga serbët: Jam me fat që jam gjallë

Opinionisti shqiptar, Arjan Konomi ka qenë një ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka shkelur në Kosovë gjatë periudhës së luftës duke rrezikuar edhe jetën.

Ditën e sotme me rastin e Pavarësisë të Kosovës, ai ka zgjedhur të rrëfejë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në kohën e luftës.

“Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia. Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe vëllanë e tij dëshmor të luftës më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha Konomi për “Shqipëria Live”.

Më tej, Arjani shtoi: “Të kishe frikë të jetoje në shtëpinë tënde. Jam me fat që jam gjallë”.

(Kosova Sot Online)