Nicole Kidman në kopertinën e “Vanity Fair”, fansat kritikojnë pamjen e saj

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 14:40
Nicole Kidman në kopertinën e “Vanity Fair”, fansat kritikojnë pamjen e saj

Aktorja Nicole Kidman ka zënë vend në kopertinën e Vanity Fair, me një veshje nga koleksioni i shumë diskutuar i pranverës 2022 të markës, Miu Miu që përfshinte veshje të stilit të uniformave shkollore të ekzagjeruara. Ylli i “Being the Ricardos”, 54 vjeçe, u fotografua me një minifund të shkurtër, aq të shkurtër saqë praktikisht u kualifikua si një rrip.

Por lexuesit e revistës nuk ishin edhe aq të entuziasmuar për të parë yllin e ekranit vazhdimisht magjepsëse në një pamje të inspiruar nga videoklipi “Baby One More Time” i këngëtares, Britney Spears. “Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle?

Aspak e këndshme”, komentoi njëri në postimin e kopertinës në Instagram të Vanity Fair, ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dëgjoja konceptin pas kësaj sepse realisht nuk e kuptoj”. Por, gjithsesi, kishte edhe nga ata që e komplimentuan.

(Kosova Sot Online)