A e realizoi vetë Donaldi pikturën për Adem Jasharin?

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 15:32
 A e realizoi vetë Donaldi pikturën për Adem Jasharin?

Donald Veshaj realizoi portretin e Adem Jasharit me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjatë një bisede me Einxhelin, aktori i humorit tha se kishte kërkuar nga produksioni fotografinë e komandantit legjendar për të realizuar pikturën. Ai përfundoi portretin dje mirëpo shumë ndjekës kanë hedhur dyshime.

Në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se kjo pikturë nuk është realizuar nga vetë Donaldi por është ndërruar nga produksioni. Përflitet se Donaldi e përfundoi punën e tij por jo siç duhet dhe për këtë arsye e kanë ndërruar. Madje kanë krahasuar dhe këto foto si për të treguar se kjo teori është e vërtetë.

Megjithatë kjo mbetet në kuadrin e thashethemeve se produksioni ka publikuar dhe videot gjatë dhe pas përfundimit të portretit të komandantit legjendar. Rikujtojmë se sonte është nata finale e “Big Brother VIP”, pas katër muajsh qëndrimi të izoluar.

Image

(Kosova Sot Online)