Arbana Osmani merr mesazhin më të bukur para finales së 'Big Brother Vip'

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 16:42
Arbana Osmani merr mesazhin më të bukur para finales së 'Big Brother Vip'

Sot është një ditë me plot emocione për moderatoren e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani. Ajo do të shpallë fituesin e madh mes katër banorëve, Donald, Ilir, Einxhel dhe Beniada.

Duket se Arbana e ka nisur këtë 24 orësh të fundit me mesazhe nga më të bukurat nga shoqja e saj e ngushtë, Xhemi.

“Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh, as veten time nuk shihja. Suksese 100 herë sonte shpirti! Të kam zemrën time gjithmonë”, ka shkruar Xhemi dhe Osmani nuk ka nguruar ta ndajë në rrjetet sociale.

Image

(Kosova Sot Online)