Arbana Osmani në natën finale të 'Big Brother VIP' zbulon se është në pritje të fëmijës së tretë

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 21:27
Arbana Osmani në natën finale të 'Big Brother VIP' zbulon se është në pritje të fëmijës së tretë

Arbana Osmani ka treguar se është në pritje të fëmijës së tretë. Lajmin ajo e ka dhënë në natën finale të Big Brother VIP.

“Edhe për mua ka qenë ndoshta udhëtimi më i bukur”, tha ajo.

“Më emocionuesi i karrierës sime, kjo jo vetëm sepse ka qenë i mbushur me emocione e tensione e presione e momente të bukura,  por sepse unë doja ta ndaja me ju të parët këtë lajm. Big Brotherin këtë vit e kemi prezantuar dy veta”, tregoi ajo.

Arbana është nënë e dy fëmijëve.

(Kosova Sot Online)