Pas aprovimit të familjes, Kim Kardashian dhe Pete Davidson marrin ‘bekimin’ e radhës

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 09:53
Pas aprovimit të familjes, Kim Kardashian dhe Pete Davidson marrin ‘bekimin’ e radhës

Marrëdhënia e dashurisë ndërmjet Kim Kardashian dhe Pete Davidos duket se është në hapat e duhur, pasi pas aprovimit të familjes si duket edhe miqtë e Kim kanë filluar ta simpatizojnë Pete-n.

Një burim tregoi për “The People” se miqtë e yllit të “The Keeping up with the Kardashian” janë vërtet të emocionur kur e shikojnë atë të lumtur.

“Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo është e lumtur”, shtoi burimi.

Një muaj më parë, ajo bëri debutimin  si prezantuese në “SNL”, ku ndau dhe puthjen e parë në publik me partnern e saj aktual, një fragment ky i frymëzuar nga Aladdin i ‘Disney’.

Që nga ajo ditë, çifti nuk i kursen daljet e tyre publike dhe para disa kohësh ata ‘dhuruan’ puthjen e tyre të parë publike ku u fotografuan nga paparacët.

Ju rikujtojmë se Kim ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Kaye West pas gati shtatë vitesh martesë.

(Kosova Sot Online)