Pasi rrëmbeu çmimin e madh të ‘BBVIP”, Ilir Shaqiri feston deri në orët e para të mëngjesit me mikun e tij

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 10:24
Pasi rrëmbeu çmimin e madh të ‘BBVIP”, Ilir Shaqiri feston deri në orët e para të mëngjesit me mikun e tij

Pas 136 ditësh pjesë e “Big Brother VIP”, fituesi i çmimit të madh u shpall Ilir Shaqiri. Mbas spektaklit balerini ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me mikun e tij Sabianin.Iliri dhe këngëtari i njohur krijuan një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë së “BBVIP”. Balerini ka postuar në profilin e tij disa video ku shfaqej pranë artistit.

“100 mijë euroshi im. Është vëllai i madhi të gjithë shqiptarëve, unë e zgjodha për 70 ditë j për 136 ditë. Ju duam”, është shprehur Sabiani.

Më pas në videot në vijim vihet re Iliri ku shfaqet duke ngrënë bukë me djathë dhe domate. Ku në sfond dëgjohet batuta e këngëtarit ku thotë : “Ja se çfarë hanë fitimtarët” ndërsa balerini u shpreh: “Këta jemi ne, popull. Është ora 6 e mgjesit, buke djathë, kripë edhe zemër, ju bëftë mirë!”

Kujtojmë se pas fitores së çmimit të madh të ‘Big Brother VIP’, Ilir Shaqiri ka folur edhe se si e ka pritur triumfin në këtë garë prej gati 5 muajsh në shtëpinë më të famshme.  Fituesi Ilir Shaqiri tha se donte t’u tregonte njerëzve se kush ishte ai në të vërtetë përveç asaj që shumëkush e njeh si balerin.

“E kam thënë gjithmonë, kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj njerëzit e mi e me këtë quaj popullit tim, sidoqoftë të shkonte kjo gjë populli im është si familja ime, nuk bën ndryshe veçse ta duash. Unë kam ardhur këtu t’i tregoja njerëzve të mi kush jam unë, t’i tregoja kush është Iliri. Objektivi im ka qenë finalja, jo çmimi i madh. Ky çmim ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Shaqiri.

(Kosova Sot Online)