Iliri e shpalli fituese Lori Hoxhën në spektaklin e kërcimit vite më parë, Flaka Krelani ironizon ‘BB VIP’

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 10:44
Iliri e shpalli fituese Lori Hoxhën në spektaklin e kërcimit vite më parë, Flaka Krelani ironizon ‘BB VIP’

Fitorja e Ilir Shaqirit duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Në rrjetet sociale ka pasur thumba dhe ironi për “Big Brother VIP”.

Më e fundit ka qenë nga këngëtarja Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë përballë Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese. Ndërkohë që në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri që dha edhe vendimin.

Kjo situatë ka bërë Flakën ta konsideroj një “kthim borxhi” çmimin e parë në “BB VIP”.

“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.

Në këtë mënyrë, artistja ka ironizuar drejtpërdrejt trashgimtaren e Top Channel, Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.

(Kosova Sot Online)