Turi ka një kërkesë publike për Orinda Hutën!

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 14:53
Turi ka një kërkesë publike për Orinda Hutën!

Zëri i Orindës e ka bërë Turjanin të mendojë një  bashkëpunim me të. “Po ne pse nuk kemi bërë asnjë këngë bashkë @orindahuta?”, ka shkruar Turi krah postimit.

Ndonëse bashkëpunimi i tyre më i bukur është Atara, por dhe një këngë do ishte ide e mirë.

Turi ka kënduar në fillimet e tij me grupin “Produkt 28”, ndërsa Orinda ka kënduar si soliste.

Më pas ata iu përkushtuan të dy televizionit, Turjani me prodhime e prezantime duke u shkëputur kënga, Orinda me emisione, por duke u shfaqur hera herës në muzikë.

(Kosova Sot Online)