“E burgosur” nga dashuria, Kanye nuk pranon kërkesën e Kim-it për divorc

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 14:57
“E burgosur” nga dashuria, Kanye nuk pranon kërkesën e Kim-it për divorc

Për Kim Kardashian ka marrë fund gjithçka, madje ajo është në një marrëdhënie të re me komedianin Pete Davison.

Mirëpo, Kanye West nuk ka ndërmend ta pranojë këtë fakt. Megjithëse prej kohësh përgatiten dokumentat e divorcit, reperi po gjen avokatët më të mirë që të mos ndahet nga gruaja e tij.

Duket se ai është penduar për gjithçka dhe po kërkon me çdo kusht ta rikthejë Kim-in tek vetja, përfshirë këtu edhe thumbat që i hedh vazhdimisht partnerit të saj të ri.

Si një “adoleshent tipik”, Kanye përhapi fjalët e Pete Davidson ka SIDA, e “kërcënon” me mesazhe, madje nuk e lejon të takojë fëmijët e tij dhe Kim.

Të gjitha këto ndodhin në syrin publik, pasi Kanye ka vendosur ta tregojë gjithçka në Instagram, duke i lejuar të gjithë të komentojnë.

Për të mos pranuar divorcin dhe për ta shtyrë atë, Kanye ka deklaruar se ai do që të vendosen garanci për pasuritë e tij përpara një vendimi dhe duke pretenduar se avokati i Kardashian refuzoi të gjitha sugjerimet e tij.

Në dokumente, reperi i “Donda 2” kërkon që ata të vendosin një “të drejtë rimbursimi”, në të cilën secila palë do ti rimbursoheshin paratë që i detyroheshin në rast se njëri prej tyre vdiste. Avokati i Kardashian, megjithatë, “pohoi se ky kusht është i panevojshëm duke pasur parasysh marrëveshjen paramartesore”.

(Kosova Sot Online)