Rita Ora flet për vështirësitë

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 15:10
Rita Ora flet për vështirësitë

Rita Ora, këngëtarja shqiptare më famë ndërkombtare ka rrëfyer copëza nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”.

Pas një seti të mrekullueshëm për ‘ELLE Spain’, ajo zhvilloi  një intervistë në të cilën ka folur për sfidat e saj. Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’.

Ndërkohë që familja u përshtat me jetën në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtarja foli hapur për të qenit refugjate ndërsa tha: “Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë.

Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”.

Rita tha se ishte shumë krenare për trashëgimnë e saj, ku, edhe pse Londra është shtëpia e saj, Kosova do të mbetet gjithnjë “afër zemrës”.

(Kosova Sot Online)