Nga sendet e saj më të dashura, palestra dhe deri tek kopshti me perime apo makinat lukzose/ Brenda rezidencës së Kim Kardashian

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 09:43
Nga sendet e saj më të dashura, palestra dhe deri tek kopshti me perime apo makinat lukzose/ Brenda rezidencës së Kim Kardashian

Kim Kardashian mirëpret fansat brenda rezidencës të saj në Calabasas, Kaliforni, për një video të re të publikuar nga  ‘Revista Vogue’ .Klipi i publikuar ditën e premte tregon yllin e ‘KUWTK’ duke zbuluar sendet e saj ‘më të dashura’ të shtëpisë, duke përfshirë albumet që bën për fëmijët e saj dhe një kopsht të madh me perime apo makinat luksoze të parkuara në garazhd.

Kim ndan 4 fëmijët e saj North, tetë vjeç, Saint, gjashtë, Chicago , katër dhe Psalm, dy vjeç, me ish- bashkëshortin,Kanye West , me të cilin kohët e fundit ka qenë në luftë për çështjet e kujdestarisë, dhe lidhjen e saj me komedianin Pete Davidson.“Hej Vogue është Kim, jemi këtu në shtëpinë time, edhe një herë…” thotë ylli në një prezantim zyrtar, ku më pas shton: “Disa gjëra janë përditësuar”.

Në mars të vitit të kaluar, u raportua se Kim do të mbante shtëpinë  me vlerë prej 60 milionë dollarësh si pjesë e divorcit të saj nga Kanye.

“E kam mbushur me disa arte të mrekullueshme dhe të gjitha gjërat e mia të preferuara. Mezi pres t’ju tregoj”, u shpreh ajo.

 Kim zbuloi gjithashtu një shënim që ajo kishte mbajtur nga babai i saj i ndjeri, Robert Kardashian, duke i thënë vajzës së tij se ai do t’i priste flokët më 11 prill 1988.Ajo e nis ‘tour’-in me kuzhinën e saj familjare ku thotë se “çdo gjë në shtëpinë time është me të vërtetë minimale”. Thuhet se është projektuar me ndihmën e arkitektit Claudio Silvestrin, i cili ka punuar në “Kanye’s lost in Manhattan” që daton para se ai të lidhej me Kim.Por duket se milionerja është e lumtur ta mbajë atë kështu, pasi thotë: “Unë zbuloj se ka kaq shumë kaos në botë, saqë kur të kthehem në shtëpi dua të jem shumë e qetë.”

Nëna e katër fëmijëve shton se ‘çuditërisht… fëmijët e saj nuk e kanë ‘shkatërruar’ shtëpinë e saj ku e gjitha është në nuanca kremi’. Së pari mbi objektet personale që ndan Kim, është vepra artit e vajzës së saj tetëvjeçare North. “Ajo është një artiste shumë e mirë”, thotë Kim. Ylli tregon me krenari pikturat e së bijës North, duke përfshirë peizazhin e diskutueshëm me bojëra uji që goditi titujt e mediave vitin e kaluar, kur fansat vunë në dyshim nëse ishte vërtet vepër e saj apo jo.

Megjithatë, disa nga veprat e tjera të artit nga North tregojnë imazhe pak më eksperimentale.

“Më pëlqen të shoh personalitetin e ndryshëm dhe gjendjen shpirtërore dhe gjithçka që ajo kalon dhe po ndjen, ka qenë me të vërtetë një hobi i saj i mrekullueshëm”-tregoi themeluesja e “SKIMS”.

Rrugëtimi më pas na çon në pjesën  ndënjes në dhomën e saj të gjumit, një vend ku ajo thotë se i pëlqen të ulet, të pijë çaj dhe t’u shkruajë letra fëmijëve të saj.Këtu ajo zbulon  albumet e jetës së fëmijeve të saj që i bashkon me përpikëri, duke përfshirë gjithçka, nga detajet e spitalit deri tek xhirimet e para të North-it në Vogue.  Librat madje përfshijnë detaje se çfarë hëngri Kim ndërsa ishte shtatzënë.   Jashtë, Kim zbulon oborrin e saj të shtëpisë ku rrinë fëmijët, duke luajtur basketboll dhe duke vrapuar.

 “Nuk ka asgjë më argëtuese se një ditë e mirë stërvitjeje në shtëpinë time. Kopshti i gjerë përfshin gjithashtu një livadh, duke përfshirë një kopsht të madh perimesh”, tregoi ajo.Kim thotë se është një ‘lidhje familjare’ me fëmijët dhe të gjithë kushërinjtë e tyre, ndërsa ata mbledhin fruta dhe perime me shporta të vogla.Më pas ajo bën një zbulim të fundit në garazhin e saj duke u thënë shikuesve: “Unë kam qenë gjithmonë një vajzë makine”.

“Doja që makinat e mia të përziheshin me shtëpinë time… kështu që i bëra të gjitha makinat gri në vend të argjendit tim tipik mat që bëja”.

Kim shfaqi tre makinat e saj të preferuara; një Lamborghini Urus, Rolls-Royce e saj dhe Sedan i saj Maybach.

(Kosova Sot Online)