E tallën në rrjetet sociale për shtimin në peshë, ja përgjigjja e reperit të njohur

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 11:18
E tallën në rrjetet sociale për shtimin në peshë, ja përgjigjja e reperit të njohur

Reperi i njohur, 50 Cent, ka parë memet dhe të gjitha ngacmimet për peshën e tij pas performancës së parë të “Pepsi Super Bowl LVI”.

Përgjigjja e tij? “LOL.” (Të qeshësh me të madhe)

Reperi i “In Da Club” hyri në Instagram për t’ju përgjigjur të gjithë njerëzve që kishin diçka negative për të thënë në lidhje me trupin e tij.

“E quaj këtë një ngacmim ndaj meje”, ka shkruar reperi. “Ata thjesht po më ngacmojnë sepse e dinë që unë mund të bie nga pesha. Kjo është arsyeja pse unë qesh me ta. Të turpërosh dikës për trupin që ka funksionon vetëm kur ju keni turp nga pesha juaj. LOL.“

Më pas, reperi i Queens vazhdoi të etiketonte disa nga kompanitë e tij të pijeve alkoolike.

Ai e nisi performancën në Super Bowl me kokën poshtë ashtu sikurse në videoklipin e hitit të madh “In Da Club”, të publikuar para afro dy dekadash.

Derisa asokohe publiku e pati mundësinë ta shihte trupin e tij muskulor pa bluzë, kësaj radhe i priste një situatë ndryshe.

Dhe siç ndodh rëndom në epokën e rrjeteve sociale, 50 Cent është bërë shënjestër e talljeve nga përdoruesit e Twitterit.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë që kanë refuzuar ta komentojnë dukjen e reperit, porse e kanë lëvduar performancën e tij.

(Kosova Sot Online)