Ndër më të dëgjuarat në botë, ja në cilin vend renditet kënga e Fifit, DJ PM-it dhe DJ Dagz-it

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 13:01
Ndër më të dëgjuarat në botë, ja në cilin vend renditet kënga e Fifit, DJ PM-it dhe DJ Dagz-it

Së fundmi, tre ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Fifi, DJ PM-i dhe DJ Dagz-i, kanë lançuar këngën e tyre ditën e premte, me titullin “Hana”.

Kënga dhe videoklipi u pritën shumë mirë nga fansat duke u kthyer kështu menjëherë në një ‘hit’.

“Hana” është pëlqyer aq shumë, sa projekti ka arritur një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 30-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Ndërkohë, kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Kujtojmë që ky bashkëpunimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP” që përfundoi me 18 shkurt, fitues i të cilit u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Fifi  ka publikuar edhe një këngë tjetër që e ka shkruajtur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me titullin “Diell”, i cili u kthye gjithashtu në një ‘hit’.

Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë nga publiku e këtë e dëshmojnë më së miri klikimet në YouTube. Kënga e publikuar më 27 nëntor dhe deri tani në Youtube numëron mbi 16 milionë.

Ajo është shpërndarë edhe në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se fansat e kanë pëlqyer shumë.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.

(Kosova Sot Online)