Sinan Vllasaliu i 'ashpër' ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turp i botës

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 13:26
Sinan Vllasaliu i 'ashpër' ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turp i botës

Për vite të tëra, Sinan Vllasaliu është njëri ndër artistët më të suksesshëm shqiptar.

Ai është siguruar që gjithmonë të sjell projekte muzikore që vazhdojnë të dëgjohen dhe pëlqehen edhe pas shumë vitesh, shkruan lajmi.net.

Këngëtari së fundi ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “Glamour Zone” ku ka rrëfyer shumë rreth karrierës dhe jetës personale.

Madje, ai ka komentuar edhe për reperët e rinj rreth teksteve dhe vokalit të tyre.

Ishte befasuese reagimi i këngëtarit ku dha shumë kritika dhe ishte i ashpër.

Këngëtari u pyet për vlerësim të këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata kultivojnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “trupi i botës”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, tha Vllasaliu.

Reperët në fjalë ende nuk kanë reaguar ndaj deklaratës së këngëtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZVUortFD9vo&feature=emb_err_woyt

(Kosova Sot Online)