Beniada do ta lërë Italinë për Shqipërinë

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 14:44
Beniada do ta lërë Italinë për Shqipërinë

Megjithëse nuk arriti të merrte çmimin e madh të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani fitoi zemrat e të gjithëve me thjeshtësinë dhe pozitivitetin që e karakterizon. Së fundmi, modelja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale.

Njëri prej tyre e ka pyetur Beniadën se ku do të jetojë tani që mbaroi aventura në Big Brother. “Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë ashtu siç e kam menduar, me projektet që më kanë ofruar, dua të jetoj në Shqipëri”, ka thënë Beniada.

(Kosova Sot Online)