Pse Brad Pitt paditi Angelina Jolien!

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 15:04
Pse Brad Pitt paditi Angelina Jolien!

Angelina Jolie është paditur nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt.

Aktori e akuzon Jolien se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre franceze, Chateau Miraval.

 

Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau ku u martuan në vitin 2014 dhe vreshtin e tij fitimprurës pa marrëveshje nga pala tjetër por Jolie ia shiti pjesën e saj biznesmenit rus Yuri Shefler pa lejen e tij.

Pasuria Miraval ndodhet në fshatin Correns në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francën juglindore.

Rezidenca me 35 dhoma është e rrethuar nga kopshte të harlisura me një hendek, shatërvanë, ujësjellës, një pellg, një kishëz dhe një vresht, për të cilin Pitt thotë se ka investuar një sasi të madhe parash.

Jolie, 46 vjeç, dhe Pitt, 58 vjeç, blenë pronën në 2008 për 28.4 milionë dollarë, me qëllimin për të rritur fëmijët e tyre atje dhe për të ndërtuar një biznes familjar të verërave.

Pitt e zhvilloi vreshtin në Miraval në një biznes shumë milionë dollarësh dhe një nga prodhuesit më të mirë në botë të verës roze.

Por dokumentet e gjykatës thonë se, deri në vitin 2013, “Jolie pushoi së kontribuari krejtësisht” për rinovimet, ndërsa Pitt “vazhdoi të investonte miliona dollarë … [financimi] afërsisht 70 për qind e investimit të çiftit në Miraval”.

Më pas, në tetor 2021, divizioni i verërave i Grupit Stoli, Tenute del Mondo, njoftoi se bleu 50 për qind të aksioneve të Jolie në pasurinë dhe verërat që prodhon. Biznesi kontrollohet nga biznesmeni rus Shefler.

Shitja ishte një surprizë për Pitt, i cili tani pretendon se është i privuar nga përdorimi i Chateau si shtëpi e tij private dhe nuk mund të mbikëqyrë më kompaninë që ai ndihmoi për të krijuar dhe investuar miliona dollarë në të.


(Kosova Sot Online)