Ilir Shaqiri nuk do t’i marrë 100 mijë eurot e “Big Brother VIP”?

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 15:52
Ilir Shaqiri nuk do t’i marrë 100 mijë eurot e “Big Brother VIP”?

Të premten mbrëma u mbajt finalja e reality-show “Big Brother VIP Albania”, pas katër vitesh ky format erdhi për herë të parë me figura publike, e që nga kjo natë fitues doli balerini, Ilir Shaqiri.

Kjo finale u shoqërua me disa befasi për katër finalistët, Beniadën, Einxhelin, Donaldin e Ilirin. Ndërsa, çmimi e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi Iliri.

Por, mediat italiane në artikujt dedikuar balerinit thuhej se një pjesë e fitimit nga çmimi i madh do t’i dhurohej për bamirësi fondacionit “Dritan Hoxha”.

“Iliri fitoi gjithashtu çmimin e parë në para, për një vlerë prej 100 mijë eurosh, një pjesë e të cilit do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të zakonshme origjinale të parashikuara nga formati. 50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë”, thuhej në artikujt e mediave italiane.

Pra, sipas këtij mediumi formati i “Big Brother” ka një metodë të zakonshme që një shifër të shumës së fituesit i dhuron për bamirësi.

(Kosova Sot Online)