Adriana Lima shtatzanë!

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 19:23
Adriana Lima shtatzanë!

Familja e Adriana Lima-s po rritet. Supermodelja njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj, producenti i filmave Andre Lemmers, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lima postoi një video në TikTok me këngën “Your Love Keeps Lifting Me (Higher and Higher)” nga Jackie Wilson që fillon me në përmbledhje të videove të Lemmers i cili tremb vazhdimisht modelen. “Andre i pëlqen të më trembë…por sot është dita e shpagimit,” shkroi ajo para se të zbulonte testin pozitiv të shtatzënisë. Producenti dukshëm u trondit nga lajmi i papritur. Klipi përfundoi me një regjistrim të një ekografie dhe mbishkrimin që bënte me dije se bebi vjen në jetë në vjeshtë.

Adriana është gjithashtu nënë e dy vajzave, Valentina, 12 vjeçe, dhe Sienna, 9, të cilat i ka me ish-bashkëshortin, basketbollistin serb Marko Jaric.


(Kosova Sot Online)