Ndahet çifti i njohur pas 17 vjetësh martesë

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 14:57
Ndahet çifti i njohur pas 17 vjetësh martesë

Pas 20 vitesh dashuri dhe gati 17 martese, dhe 3 fëmijësh së bashku, Ilary Blasi dhe Francesco Totti janë një hap larg lamtumirës.

Sipas Corriere della Sera ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë. Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit dhe duket e pabeshueshme, por Blasi dhe Totti nuk duhen më si më parë!

Ishte Dagospia që dha lajmin bombë pasditen e djeshme dhe më pas shumë media dhe njerëz online vunë në dukje se muajt e fundit kishte shenja të një krize mes tyre: për shembull, Ilary nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të Tottit. Edhe në profilet përkatëse sociale, jeta në çift ishte zhdukur gradualisht.

(Kosova Sot Online)