“Kur jeta vendos të më bëj dhuratë”, Edona Llalloshi me një urim për ditëlindjen e djalit

  • G.G /
  • 23 February 2022 - 11:02
“Kur jeta vendos të më bëj dhuratë”, Edona Llalloshi me një urim për ditëlindjen e djalit

Sot ka festë në familjen e këngëtares Edona Llalloshi.

Nur-i, djali i saj feston sot ditëlindjen e gjashtë dhe sigurisht se një urim i veçantë nuk ka munguar nga këngëtarja.

Në llogarinë në Instagram, Edona ka postuar një fotografi me djalin e saj.

“Kur jeta vendosi të më bëj dhuratë, lindi NUR-i.  Shpirti i Nanës sot 6 vjeç. ZOT faleminderit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente urimi.

Edona Llalloshi ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Doa-n dhe Nur-in.

(Kosova Sot Online)