Dua Lipa zbulon rutinën dhe sekretet e saj për trup dhe lëkurë të bukur

  • G.G /
  • 23 February 2022 - 13:11
Dua Lipa zbulon rutinën dhe sekretet e saj për trup dhe lëkurë të bukur

Dua Lipa ka folur publikisht për rutinën e saj që e ndihmon t’i ruajë format e mrekullueshme trupore, duke treguar edhe orën e saktë kur han ushqim.

Gjatë intervistës për podcastin, “At Your Service”, Lipa tha: “Unë nuk ha ushqim pas orës 18:00… Kur konsumoj gjëra në orë të vona, trupi im nuk funksionon mirë dhe duhet shumë kohë për ta përpunuar ushqimin. Kështu që, kujdesem të konsumoj shumë ujë për shkak të lëkurës sime, marr vitamina dhe Omega 3. Kohë pas kohe agjëroj dhe mendoj se të gjitha këto së bashku i bëjnë mirë trupit dhe lëkurës sime”.

Ylli i hitit “Hotter Than Hell” e cila me prejardhje është nga Kosova, e pranoi se kultura në të cilën janë rritur prindërit dhe familja e saj e kanë bërë shumë punëtore, prandaj edhe nuk di të ndalojë së punuari edhe gjatë natës.

“Ekziston një thënie në gjuhën shqipe ku thuhet, ‘Punën e sotme mos e lër për nesër’. Unë jetoj me këtë shembull. Prandaj punën time e shoh si angazhim 24 orësh. Përderisa të kem flutura dhe emocione, pavarësisht se nganjëherë frikësohem shumë kur dal në skenë për të performuar, megjithatë e di që jam në vendin e duhur për mua”.

Në të kaluarën, Dua e kishte pranuar se ishte dashuria për punën që e ka mbajtur atë kaq të angazhuar, dhe se ndihej jashtëzakonisht fatlume që çdo ditë ka mundësi ta bëjë punën që e dashuron.

“Mendoj se merita e gjithë suksesit tim është dashuria që e kam ndaj punë sime. Ndihem shumë me fat që po bëj diçka që kam ëndërruar gjatë gjithë jetës. Hobi im është puna ime, kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra të vështira që lidhen me këtë profesion, ka orare të çmendura çka më pengon të kaloj kohë të mjaftueshme në shtëpi. Por, falë kësaj pune, unë mund të bëj gjithçka që kisha imagjinuar dhe më shumë, gjëra që as nuk e dija se do të ishin të mundshme për mua, si për shembull mundësia për të performuar në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja veten përballë një numri aq të madh të tifozëve të futbollit. Është vërtet emocionuese dhe mezi pres ta shoh se çfarë gjërash të reja do të m’i sjell kjo karrierë në të ardhmen. Jam vërtetë shumë mirënjohëse për gjithçka”, kishte deklaruar Lipa.

Këngëtarja me famë botërore e cila ka shënuar suksese rekordthyese me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, aktualisht është duke realizuar turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pastaj do të vazhdojë edhe nëpër qytete të ndryshme të Evropës.

(Kosova Sot Online)