Njihuni me të dashurën e re të njeriut më të pasur në botë

  • G.G /
  • 23 February 2022 - 17:07
Njihuni me të dashurën e re të njeriut më të pasur në botë

Elon Musk duket se po vazhdon jetën pas ndarjes nga Grimes në shtator 2021. Njeriu më i pasur në botë u pa së fundmi me aktoren 27-vjeçare, Natasha Bassett.

Një burim pohoi për Daily Mail gjatë fundjavës se Bassett – e cila u fotografua së fundmi duke dalë nga avioni privat i Musk në Los Angeles – ishte takuar me CEO-n e Teslas për disa kohë dhe se ata ishin “miq në fillim dhe u lidhën pasi ai u nda me Grimes.”

Por kush është Natasha Bassett?

Në vitin 2017, Bassett luajti në filmin biografik të paautorizuar të jetës së Britney Spears, “Britney Ever After”. Edhe pse shumë fansa e kritikuan filmin në atë kohë, Bassett këmbënguli se filmi ishte një “histori feministe në thelbin e tij” dhe shpresonte që Spears të jepte pëlqimin e saj.

Bassett lindi në Sydney, Australi dhe mori pjesë në audicionin e saj të parë në moshën 14-vjeçare, ku mori rolin kryesor në Teatrin Australian për produksionin e të rinjve të “Romeo dhe Zhuliet”. Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ajo u shfaq në shfaqjet televizive australiane duke përfshirë “Rake” (2010), “Cops LAC” (2010) dhe “Wild Boy” (2011).

Bassett do të luajë gjithashtu të dashurën e parë të Elvis Presley-t, Dixie Locke, në filmin biografik për mbretin e rock & roll-it. Në film marrin pjesë edhe Austin Butler dhe Tom Hanks.

Ajo ka interpretuar së bashku me George Clooney, Scarlett Johansson dhe Channing Tatum në “Hail, Caesar!” në vitin 2016.

Bassett është po ashtu skenariste dhe regjisore.

(Kosova Sot Online)