3 vite pas “Mi dhe flakë mallit tim”, Bujar Qamili shprehet pse bashkëpunoi me Luanën!

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 10:05
3 vite pas “Mi dhe flakë mallit tim”, Bujar Qamili shprehet pse bashkëpunoi me Luanën!

Para 3 vitesh, repertorit shqiptar iu bashkua një nga këngët më të preferuara pësr të gjithë nga Bujar Qamili që në bashkëpunim me Luana Vjollcën risolli “Mi dhe flakë mallit tim”.

Edhe pse në atë kohë, Luana ishte më shumë e fokusuar te moderimi dhe nuk ishte shumë e përqëndruar dhe e përkushtuar te tregu muzikor, kënga arriti një sukses shumë të madh. Publiku e priti mjaft mirë duke ‘i dhuruar’ milionam klikime.

Ndërkohë, ditën e sotme, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bujar Qamili ka folur edhe një herë për hitin e preferuar të shqiptarëve, duke u shprehur se edhe nëse do t’i jepej sërish mundësia, do të bëntë një bashkëpunim me Luanën për shkak të veçantisë në karakterin e saj.

“Në rastin tim, ajo këngën e ka bërë për qejf. Kush është ai që nuk e pranon Luanën. Edhe po të mos ishte kjo që është, unë këngën do ta kisha bërë. Kënga është bërë për qejf, Luana këngën nuk e ka bërë për t’u bërë këngëtare, po për ta pasur për vete, ta dëgjonte në makinë, pra e ka bërë për qejf. Edhe unë do ta bëja sërish këngën se është Luana në mes”, është shprehur Bujar Qamili.

(Kosova Sot Online)