Ronela Hajati e dyta në kanalin e 'Eurovision' në YouTube

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 17:55
Ronela Hajati e dyta në kanalin e 'Eurovision' në YouTube

Kënga e Ronela Hajatit “Sekreti” që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” po arrin suksese shumë të mëdha.

Në kanalin e YouTube të Eurovision për këngët më të shikuara, Ronela renditet e dyta me 2.1 milionë klikime.

E para ndërkohë është Spanja me 2.4 milionë klikime, dhe më pas Italia me 975 mijë, e katërta Polonia me 882 mijë dhe e pesta Norvegjia me 854 mijë klikime.

Vlen për t’u theksuar fakti se numri i klikimeve ndryshon nga çasti në çast dhe duke qenë se diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është e ngushtë, Shqipëria ka mundësi të konsiderueshme për t’u ngjitur e para.

Sakaq, Ronela ka qenë këto ditë duke xhiruar videoklipin e këngës që siç ka thënë do të publikohet në muajin mars.

Videoklipi është xhiruar buzë Vjosës, në Bylis. 

Gjithashtu, edhe në Gjirokastër dhe Tepelenë do të ketë fragmente të videoklipit.

Video do të tregojë disa nga bukuritë më përrallore të Shqipërisë, që do të shërbejë si një promovim për të gjithë dëgjuesit e eventit.

(Kosova Sot Online)