Peshqit qenkan kaq të suksesshëm dhe këtë na e vërteton ekrani!

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 10:02
Peshqit qenkan kaq të suksesshëm dhe këtë na e vërteton ekrani!

Jashtë të ëmëbl e brenda zjarr, kështu mund t’i përshkruajmë më së miri ata që i përkasin shenjës së Peshqve. Romantik, gjumashë, të talentuar, spiritualë, altruistë, ata që i përkasin shenjës së Peshqve kanë cilësi kaq të mira. Nëse nuk i lëndon, nuk i prek aty ku nuk duhet, gjithmonë do të të shfaqen me buzëqeshjen e ëmbël dhe shumë të qetë sepse kështu janë vërtetë. Me siguri nuk do donit ta shihnit atë anën tjetër që shumë pak njerëz e njohin. Peshqit janë të vetëpërmbajtur, por aty ku shohin padrejtësi dinë të ngrenë dhe zërin. Në ekranin shqiptar ka shumë personazhe të njohur që i përkasin kësaj shenje që nga showbizi te politika si Shkëlzen Berisha. Shumë prej tyre janë bërë të famshëm edhe jashtë vendit si Nik Xhelilaj apo Oriola Marashi.

Të tjerë janë gazetarë të njohur si Elona Duro, Eni Shehu, Florian Agalliu.
Këngëtarë: Alban Ramosaj, Artjola Toska, Capital T, Big Mama, Leonora Jakupi, Eliza Hoxha, Shkurte Gashi.
Modele si Aurela Hoxha, Oriola Marashi e biznesmene si Amarda Toska.

(Kosova Sot Online)