Eurovision: Rusia mund të konkurrojë pavarësisht pushtimit të Ukrainës

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 10:09
Eurovision: Rusia mund të konkurrojë pavarësisht pushtimit të Ukrainës

Pavarësisht ngjarjeve të orëve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës, Rusia do të lejohet të marrë pjesë në Eurovizionin e këtij viti, pavarësisht se ka nisur një sulm ushtarak ndaj vendit fqinj.

Organizatorët e Eurovizion e cilësuan konkursin si një “ngjarje kulturore jo politike” dhe treguan se aktualisht po presin pjesëmarrësit nga Rusia dhe Ukraina, në muajin maj.

“Ne sigurisht që do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, shtuan ata.

Më herët, Rusia ishte kujdesur të kishte një shpërndarje të dezinformatave kundër Ukraniës për të penalizuar pjesëmarrjen e tyre, teksa këta të fundit kanë kërkuar pezullimin e Rusisë.

Drejtuesit e Eurovizion kanë treguar se janë duke parë çdo ngjarje me imtësi edhe në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)